Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi ndjesë edhe nga Berati, për mbështetjen që i kishte dhënë Lulzim Bashës si kryetar i opozitës dhe se pse në 2017 kur Basha refuzoi të jepte dorëheqje, duhet të kishte vendosur për t’u rikthyer në betejë me të.
“Pa asnjë diskutim, Sali Berisha ka përgjegjësitë e tij të pamohueshme dhe jam këtu për të kërkuar ndjesë, sepse e mbështeta atë publikisht me qëllimin e vetëm, që ne t’i fitonim zgjedhjet, por nuk ka diskutim se në 2017 kur i kërkova të jaë dorëheqje dhe refuzoi, atëherë unë duhet të hiqja dorë nga vendimi im për largim pa kthim dhe duhet të kthehesha në betejë me të. Kjo nuk ka diskutim. Por një fjalë thotë më mirë vonë se kurrë. Dhe nuk është vonë ndonjëherë të mbrosh ato që beson. Ndaj jam midis jush me qëllimin më kryesor të ringremë së bashku PD-në me idealet dhe vlerat e saj, të bashkojmë PD-në, t’i rikthejmë asaj votën, besimin e vetja, ta përgatisimin për një betejë dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Sot kisha në zyrë një demokrat i cili kishte bërë biznes të ndershëm, çfarë më tregoi, sapo ikëm ne nga pushteti i shkon banda e qeverisë dhe i thotë ato taksat do të na i japësh ne, s’ke punë me tatimet, t’i zgjidhim ne. I thash, më tha, këtë s’e bëj kurrë sepse ato taksat do t’i jap për tatimet, për fëmijët dhe famijet shqiptare, ishte ndërtues. I çoj SMS Meduzës së krimit, ai mesazhin ua çon banditëve të tij dhe i shkojnë 8 vetë e godasin. Por ai qëndroi, nuk u mposht, të tillë janë me qindra. Na rrëmbeu votën, ne të votojmë me protestën tonë. Atyre që u dhunohet vota, ata kanë protestën. Ia çojmë këtë mesazh“, tha Berisha.
Në vijim Ish-kryeministri Sali Berisha tha se duhet që të mbledhet Kuvendin Kombëtar për të rishkruar statusin dhe për të vendosur kufij ndaj kryetarit.
“Nuk votohet për një besëthyer. Të mbledhim Kuvendin për të rishkruar statusin tonë, në të cilën ju anëtarë dhe simpantizantë të PD të merrni vendin qendror.
Ju me primare të votoni deputetët tuaj, të përcaktoni kufijtë kryetarit, duhet të jemi instittucionalisht, nëse nuk ndodh, do çojmë ligje si ai të çojmë ligje te SPAK, duke thyer ligje të vyera të demokracisë, si ndarja e pushteteve”, u shpreh Berisha.
Në ‘Foltoren’ në Berat i pranishëm është edhe ish-presidenti Bujar Nishani dhe Genc Pollo. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/