Flamur Noka thotë se kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

Flamur Noka thotë se kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

368
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha sot se kur pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, fjatë një interviste në emisionin Top Talk, me Denis Dyrnjanë, në Top Channel.

Noka tha se po punohet intensivisht për mbledhjen sa më parë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, por ende nuk ka një datë fikse.

“Ne po përgatitemi për ta zhvilluar sa më parë, por nuk ka ende një datë fikse, por kjo do të bëhet para vitit të ri. Statuti prevalon në çdo hap tonin. Statuti përcakton hapat që duhet të ndiqen në këtë rast, ne kemi detyrë t’i ndjekim pikë për pikë. Statuti nuk i jep të drejtë Bashës ta njohë apo jo Kuvendin, është Kuvendi që nesër mund të marrë vendime për të ndryshuar statutin. Asnjë nga deputetët e PD nuk është i tepërt nga ajo dhe nuk do të lëvizë nga ajo parti. Edhe Basha do të rrijë deputet i saj, por jo kryetar”, tha Noka.

Në vijim Noka tha se nuk ka komunikim ose negociata mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Unë nuk di të ketë negociata dhe nuk ka për të pasur negociata mes Berishës dhe Bashës, përveç negociatës së vetme që të largohet Basha nga karrigia që ka marrë peng”, tha Noka. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY