“Ilir Meta kryetar i PS-së”…?!, e ka një përgjigje, por shmang pyetjen...

“Ilir Meta kryetar i PS-së”…?!, e ka një përgjigje, por shmang pyetjen për koalicionin e vitit 2017

154
0
Shares

Në ditën e themelimit të LSI-së, Ilri Meta ka dhënë një intervistë për gazetaren e TV “Ora News”, Mimoza Picari.
Në intervistë, ai ka folur për rëndësinë e LSI-së që nga dita e themelimit të saj.
Një “pyetje provokuese”, për mundësinë e tij për kryetar PS-je, nuk e penguar të japë një përgjigje “shteruese” me nënkuptime…, ndërsa është treguar “i kursyer”, për të mos thënë “finok” kur i pyetur për koalicionin e vitit 2017 me Edi Ramën, është përgjigjur tjetër për tjetër, e thënë ndryshe “rroma përtoma”, duke mos pranuar të shpjegohet…

Pjesë nga intervista

Ju jeni një politikan, siç e ka treguar historia, i llogarive të ftohta, një lapsi të hekurt. Keni menduar ndonjëherë me qetësi dhe dashuri që ju sot mund të ishit kryetar i PS, ashtu siç ndodhën ngjarjet në tetor të 2005, pasi PS doli në opozitë?
Nuk është se ka qenë e pamundur për mua që të mund të bëhesha para shkëputjes nga PS dhe kryetar i PS në rrethana të caktuara që unë nuk i kam gjykuar të dobishme për vendin dhe natyrisht që unë kam pasur pozita shumë të larta si ajo e Kryeministrit të PS dhe detyra të tjera. Nuk e kam pasur asnjëherë si qëllim në vetvete që kryetari i PS, Kryeministri apo çdo lloj pozicioni tjetër dhe aktualisht Kryetar i Kuvendit. Besoj dhe për shkak të një eksperience relativisht të gjatë deri tani, angazhimeve të herë pas hershme në opozitë, mazhorancë, në forma të ndryshme dhe të koalicionit qeveritar. Mendoj që është koha për të gjithë ne që të ndërgjegjësohemi që vendi ka nevojë për institucione më të qëndrueshme, më të forta. Për një politikë më të hapur, më të përgjegjshme, më llogaridhënëse, sepse absolutisht ne duhet të punojmë të gjithë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika dhe këtë mund ta kthejmë vetëm duke u kthyer ne vetë si politikanë, por dhe politikat tona më pranë tyre, duke i vënë ato vazhdimisht në qendër të çdo diskutimi, projektligji, zbatimi reformash. Përndryshe, politika largohet nga qytetarët dhe ata gjithnjë e më shumë do të kërkojnë zgjidhje të karakterit radikal, apo ekstrem siç ndodh dhe në vendet e tjera dhe që janë mjaft të dëmshme për Shqipërinë si vend demokratik dhe europian.

Z. Meta, jeni në koalicionin e duhur për zgjedhjet e 2017-s apo ka kohë për t’u menduar?
Besoj që LSI ka marrë gjithmonë vendimet e duhura dhe vendimi i saj për këtë koalicion mendoj se ka qenë i drejtë dhe shumë luajal edhe në raport me PD. LSI zgjodhi të kalojë në opozitë para zgjedhjeve. Natyrisht kalimi në opozitë mund të kishte efekte të tjera. Pra LSI mund të mbetej në opozitë dhe kjo do të ishte fare normale, sepse në demokraci duhet të respektohet çdo vendim i qytetarëve shqiptarë. Në këtë drejtim, LSI i ka qëndruar marrëveshjes së Shkodrës dhe i qëndron me shumë korrektesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY