Basha: Nga Dibra nis bashkimi i madh i shqiptarëve kundër bandës së...

Basha: Nga Dibra nis bashkimi i madh i shqiptarëve kundër bandës së hajdutëve dhe kriminelëve në pushtet

73
0
Shares

Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluan takim me banorë të fshatrave Kandërr, Kishavec, Vakuf, Borovjan, Deshat. 
Kandidati Sherefedin Shehu theksoi se për Dibrën është një fyerje e madhe  ardhja e ministrave që s’kanë asnjë lidhje me Dibrën dhe deputetët e saj nuk duken në fushatë.  Gjiknuri, përgjegjësi për rritjen e çmimit të energjisë dhe presionit me faturat abuzive ka vetëm një qëllim në vizitat e shpeshta në Dibër, të shoh ku mund të japë koncesion për hidrocentralin e radhës.
“Pse vjen Damian Gjiknuri dhe kapardiset me atë çantën krahë e qafë?! Ai ka ardhur për të studiuar kur mund të bëjë hidrocentralin tjetër. Sepse njërin e ka projektuar atje dhe  prisni se do t’ju përmbysen tokat këtu. Se ai vetëm këtë punë di të bëjë bashkë me Ramën dhe Arben Ahmetajn dhe me gjithë të tjerët”, u shpreh Sherefedin Shehu.
Duke parashtruar programin për bashkinë, Shehu tha se ofrimi i shërbimeve që nga pastrimi, sistemimi i rrugëve dhe kanalet vaditëse do të jenë prioritet. Bashkia i ka të gjitha mundësitë por nuk ka vëmendjen për tu shërbyer qytetarëve.
“Largimi i mbeturinave është detyra e parë që do të kryejë bashkia nesër. Dibra nuk e meriton që të jetë e papastër sepse bashkia është mbyllur në kullë atje në Peshkopi. Përveç largimit të mbeturinave projekti më i rëndësishëm do të jetë projekti i kanalizimeve”, shtori Shehu.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se në tre vite kjo qeveria ia ka shtuar hallet shqiptarëve.  Ekonomia është përkeqësuar, varfëria është shtuar, papunësia po ashtu ndërkohë që të vetmit qe pasurohen çdo ditë me pasuritë publike të këtij vendi janë pushtetarët dhe miqtë e tyre. Kjo është arsyeja që nga jugu në veri, tha zoti Basha ka nisur një bashkim i madh i shqiptarëve, përtej ngjyrave politike, për të larguar bandën e Edi Ramës.
“Kjo është shenjë e një bashkimi të madh. Një bashkimi të madh që i tejkalon vijat politike dhe që bëhet sepse shqiptarët e kanë kuptuar se ata që kemi sot mbi krye nuk e meritojnë emrin qeveritar apo qeverisës. Janë një bandë sunduesish, hajdutësh dhe kriminelësh të cilët për popullin kanë vetëm tre alternativa; varfërinë, burgun ose emigracionin. Dhe se gjithçka ky vend ka e duan për vete”, deklaroi Lulzim Basha. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY