Pjesë e intervistës së kreut të PD-së në “Studio e hapur” e Eni Vasilit në TV “News 24”, ishte edhe reforma në drejtësi dhe ligjet e saj.
Sipas Bashës, Ramën e ka kapur frika, ndaj tenton të marrë me votën e Armando Prengës atë që nuk ia jep Kushtetuta.
“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi një produkt që iu shërben shqiptarëve, reforma në drejtësi. Tani ky proces që vazhdon nuk është politik por legjislativ dhe kushtetues. PD është shprehur pro Vettingut, SPAK-ut, BKH-së, thelbit të reformës. Po nuk mund të pranojmë që të marrë me votat e Armando Prengës me shok atë që i ndalon kushtetuta. Ne do të ndjekim të gjithë rrugët kushtetuese që çdo ligj të jetë në përputhej me Kushtetutën. Ramën e ka kapur frika. Të gjithë politikanët duhet të përballen me konsekuencat ligjore. Zbatimi i reformës në drejtësi mund ti hapë derën Shqipërisë për një shtet funksional. Ku i forti, qoftë kriminel, të marrë atë që i takon para ligjit”, u shpreh Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/