PlNë konferencën në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë i ashpër në fjalën e tij kur tha se situata në Shqipëri është e rëndë.
Ai ka nënvizuar edhe një herë shqetësimin se të akuzuarit për drogë rrallë përballen me drejtësinë.
“Kriminelët në politikë, shqiptarët e kanë në majë të hundës. Burg të inkriminuarve që tentojnë të hyjnë në politikë. Besoj se reforma në drejtësi do të ndëshkojë të inkriminuarit”, tha Lu.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Qendrën “Marshall”, mbi luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, ambasadori amerikan Donal Lu ka thënë se, do të përfundojnë në burg të gjithë ata të inkriminuar të cilët do të tentojnë të hyjnë në politikë.
“Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim. Edhe në SHBA ka probleme të tilla. Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20 por në fund u arrestua, kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor…Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma do rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e krimit me politikën.
Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë, largimi nga parlamenti i këtyre kriminelëve do ketë ndikim të madh për të ndëshkuar bosët e krimit në Shqipëri. Ky është edhe një paralajmërim për bosët e tjerë. SHBA ka bërë një angazhim për të mbështetur këtë byro investigimi përmes bashkëpunimit me FBI amerikane”, tha Lu.
Ambasadori amerikan ka folur edhe për situatën e krimit.
Në fjalën e tij Lu ka thënë se “Situata e krimit në Shqipëri është e rëndë” dhe se “të akuzuarit për drogë rrallë përballen me drejtësinë”.
Donald Lu ka përmendur sërish rastin e Emiljano Shullazit të arrestuar kohët e fundit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/