Alfred Rushaj komenton largimin e Berishës: Vendimi na shkaktoi shumë dhimbje por...

Alfred Rushaj komenton largimin e Berishës: Vendimi na shkaktoi shumë dhimbje por nuk ndaj të njëjtin mendim

240
0
Shares

Alfred Rushaj, kryetar i grupit parlamentar të PD tha se kërkesa e të rinjve të FRPD për referendum dot ë trajtohet sipas statutit dhe dokumentave të tjera rregullueset ë partisë, gjatë një interviste në abc neës me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Duke komentuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së tha se ka qënë vërtet një vendim i vështirë. Vendimi ka pasë parasysh një standart. Standarti është arma më e madhe e një politikani dhe ky standart duhet aplikuar edhe nëse të ndihmon apo jo.

“PD ka kërkuar me shkresa që cdo person që shpallet non grata të mos jetë anëtar i grupit të PD-së. Berisha nuk ka afërsi me persona të tjerë që janë non grata. Por për shkak të këtij standardi Basha e mori këtë vendim. ne treguam se aplikojmë standartin edhe kur ai standart duhet aplikuar mbi historinë tonë.

Berisha nuk është thjesht themelues i PD-së, por si politikan që ka bërë beteja të pakompromis, ideator i shumë arritjeve të vendit tonë.

Ky vendim na shkaktoi dhimbje dhe vijon të na shkaktojë dhimbje”, tha Rushaj.

Në vijim Rushaj tha se nuk ndaj të njëjtin mendim me Berishën në lidhje me akuzat që ka bërë ai ditët e fundit, duke mirëkuptuar të gjitha kërkesat e tij për cështje të tjera. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY