Basha: Reforma në arsim e pompuar me të madhe nga Rama ...

Basha: Reforma në arsim e pompuar me të madhe nga Rama prodhoi padrejtësi

78
0
Shares

Kreu i PD-së ju ka dalë në mbrojtje sot maturantëve, të cilët megjithëse me rezultate të larta, nuk kanë mundur të fitojnë një të drejtë studimi.
Sipas Bashës, “drama dhe lotët e maturantëve sot janë rezultati i një pseudoreforme që ka rënë që në nisje, ndërsa reforma në arsim e pompuar me të madhe nga Edi Rama por prodhoi padrejtësi”.
Duke renditur më tej një sërë abuzimesh të ministrisë së Arsimit, por edhe Qeverisë, kreu i PD-së bën të ditur se “Kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje. Shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e menjëhershme, sot. Frenimi i regjistrimit dhe publikimi i kritereve. Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit”.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha


pdanMijëra 18-vjeçarë, të prerë në besë, të cilët në vend që të ishin duke u bërë gati për momentin më të rëndësishëm të jetës, sot kanë një barrë tjetër nga Edi Rama, sepse janë lënë në rrugë, nuk e dinë ku do shkojnë, shohin se mesatarja e tyre e shkëlqyer papritur përfundon në mesatare të ulët.
Kjo është reforma e Edi Ramës, që hedh poshtë mundin, talentin, punën e madhe, studimet e disa viteve, me një të rënë të lapsit.
Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në çdo universitet që ka aplikuar.
Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.
Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, s’ka transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë. Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet. Këto janë rezultatet dramatike të asaj që u nis keq që në fillim sepse qëllimi i Edi Ramës nuk ishin dhe nuk janë studentët, dija, auditori, por kapja e universitetit, kapja e rektorëve, nëpërmjet bordit të administrimit. Bordi i administrimit nuk është gjë tjetër veçse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, çdo burim universiteteve, vendos ku do shkojnë fondet, sundon rektorët e pedagogët.
Kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje.
Shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e menjëhershme, sot.
Frenimi i regjistrimit dhe publikimi i kritereve.
Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit.
Ne faqen zyrtare të Partisë Demokratike është ne funksion aplikacioni ku çdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim.

http://www.pd.al/trego-rastin-tend/

Te dashur maturantë, jemi ne krahun tuaj dhe prindërve tuaj. Se bashku te luftojmë që e drejta e juaj, mundi dhe sakrifica juaj te mos nëpërkëmbën, të mos dhunohen. Se bashku nuk do ti lejojmë ta dërrmojnë rininë e t’ia vjedhin te ardhmen. Kauza juaj do të çohet deri në fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY