Foto dhe video nga vendi i ngjarjes, ja ku ra ashensori

Foto dhe video nga vendi i ngjarjes, ja ku ra ashensori

102
0
Shares

Droni.al ka fotografuar ashensorin e rënë tek pallatet Astir brenda të cilit ishon 5 persona, 2 prej të cilave gra dhe që u dërguan në spital. Njëra prej tyre është ende bë spital dhe është shtatzënë.

Ashensori për fat ka rënë vetëm një kat.

Administratori  i Pallatit dhe përgjegjësi i kompanisë së ashensorëve janë të shoqëruar për në Komisariatin nr. 6 në Tiranë për të dhënë shpjegime.  Administratori është personi përgjegjës për tu kujdesur për ashensori, duke pasur parasysh edhe kolaudimin periodik të detyrueshëm të paktën 1 herë në vit.

MË HERËT/ Dy gra mbetën të plagosura pasi një ashensor u shkëput në një pallat në Astir. Pallati është ndërtuar nga një kompani e njohur në Tiranë.

“Rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY