Gazetari tregon se pse Gorilla është shumë e shtrenjtë, cilësitë e kanabisit...

Gazetari tregon se pse Gorilla është shumë e shtrenjtë, cilësitë e kanabisit hibrid

121
0
Shares

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha sot se në Shqipëri ka hyrë kanabisi i quajtur “Gorilla”. Kjo bimë është ndër më të kërkuarat në vendet e BE dhe njihet me këtë emër për shkak të forcës që ka. Deklaroi gjatë një interviste për abcneës.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, kjo bimë e re, që ka hyrë për herë të parë në Shqipëri duhen vetëm 60 ditë përkujdesje që ajo të japë rezultate. Sipas tij në krahasim me bimët e tjera që e kanë THC 14-16%, Gorilla përqendrimin e THC e ka 25%.

“Kjo e ka çmimin 4500 euro. 4 herë më shumë se bima. Nga 100-200 gram për bimë. Është për treg Europian. Se është shumë cilësore. Është një bimë  e mirë nga Europa dhe aplikuar në Shqipëri”, deklaroi investigativ.

Më tej gazetari Hoxha ka shpjeguar se bima ishte ndarë në disa kate dhe prodhimi ishte maksimal.

“E reja është kjo. Kam lëvizur nga jugu në veri në 3 javë kam parë shumë male. Përveç farës tradicionale në Shqipëri.  Kjo bimë brenda këtij 100 ditësh. U kultivua një farë e re. Do vetëm 60 ditë në tokë. Është hibrid. I krijuar në laborator në Spanjë. Është krijuar kjo farë që ata që e përdorin e dinë se quhet gorilla. Kjo quhet Gorilla prej fuqisë që ka. Deri tani THC i kultivuar më parë ka qenë nga 14 deri në 16 %. Kjo e ka 25 % gati dyfishi. Është një esencë shumë e fuqishme. Parametrat përveç fuqisë që ka, është e qëndrueshme dhe nuk ka kolpo.

Ajo ka qenë në momentet e pjekjes. Kjo ministrja e re që ka qenë drejtore e AZHBRS duhet të merret si përdoret toka. Ka tubacion në çdo rrënjë me pika. Si përdoret me vreshta me rrush. Është investim. Kishte solucion për ngjyrën e bardhë. Për estetikë dhe për të dhënë më shumë. Gorilla do vetëm 60 ditë 8-9 javë. Në parcelën që kam hyrë unë. Ata që e kanë kultivuar kishin rendiment maksimal. Nga një degë kryesore e kanë nxjerrë me 5 kate. Në varësi të trajtimit.

Kjo lloj bime i ka dhënë mundësi që të marri prodhim deri në fund me dorë të parë dorë të dytë dhe dorë të tretë. Spanja ka prodhuar farën. Dhe prodhimi i sigurt vjen fara nga jashtë se është e kontrolluar. Fara e vendit del mashkull që ska produkt. Por në këtë rast kultivimi i kësaj bime është në 60 ditë.”, deklaroi gazetari Hoxha për abcneës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY