Dy persona u pkagosën sot në Shkodër, njëri me sende të forta fhe tjetri me armë. Ngjarja ndodhi në Rrethina ku dy vëllezër u qëlluan nga dy persona të tjerë.
Shkodër/informacion paraprak:
Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/