Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rritja e çmimeve të shportës, PD: Qeveria ndan tortën e buxhetit të shtetit me gostinë e oligarkëve dhe nuk rrit pagat

06/09/2021
PD: Organizatorët e vjedhjeve të zgjedhjeve u shpërblyen nga Rama me poste në qeveri e parti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritja e çmimeve të shportës, ka sjellë reagimin e PD.

“Qeveria ndan tortën e buxhetit të shtetit me gostinë e oligarkëve dhe nuk rrit pagat. PD ka një program të detajuar për të rritur mirëqënien dhe për të luftuar korrupsionin”, deklaroi sekretarja e PD për marrëdhëniet me publikun, Greta Bardeli.

Deklarata e Bardelit:

Çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur në rritje.

Duke filluar nga buka, qumështi e zarzavatet, çmimet po bëhen përditë e më të papërballueshme për familjet e thjeshta shqiptare!
Pa rritjen e pagave, pa përdorimin e subvencioneve te duhura në bujqësi, pa uljen e çmimit të karburantit për transportin, tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik! Nga ana tjetër, qeveria ndan tortën e buxhetit të shtetit me oligarkët. Paratë publike perpihen frikshëm nga zyrtarë të lidhur me grupet e kriminalizuara. PPP-të, tenderat publikë apo sekretë, janë rruga më e shpejtë e pasurimit të njëmijë njerëzve me firmë e vulë në xhepat e tyre.
Paçka se vendi ynë gëzon burime natyrore, falë të cilave shqiptarët duhet të kishin pasurinë për frymë më të lartë se vendet e rajonit, familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulëta se çdo vend tjetër në rajon.
Kjo ndodh sepse shqiptarët janë të grabitur nga një pushtet që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese në Shqipëri!

Ndodh sepse bashkë me votën, shqiptarëve u është marë perspektiva për një qeverisje më të mirë, që garanton mirëqënie për të gjithë.
Partia Demokratike ka një vizion të qartë dhe një program të detajuar për të rritur mirëqënien dhe për të luftuar korrupsionin që gërryen çdo ditë sigurinë ekonomike të familjeve ne nivel kombetar. Planet tona paten mbështetjen e qytetarëve, ndaj ne do të luftojmë me ta dhe për ta, për t’i zbatuar ato dhe për të garantuar një jetë më të mirë dhe zhvillim te qëndrueshëm ekonomik dhe social . a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Sot duhej të mbahej konferenca ndërqeveritare me BE, qeveria po fsheh bllokimin e procesit të integrimit

Berisha: Sot duhej të mbahej konferenca ndërqeveritare me BE, qeveria po fsheh bllokimin e procesit të integrimit

22/04/2026
Rama takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

Rama takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

22/04/2026
VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Sot duhej të mbahej konferenca ndërqeveritare me BE, qeveria po fsheh bllokimin e procesit të integrimit

Berisha: Sot duhej të mbahej konferenca ndërqeveritare me BE, qeveria po fsheh bllokimin e procesit të integrimit

22/04/2026
Rama takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

Rama takim me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

22/04/2026
VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.