Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

STUDIMI/ Antibiotikët penguan krijimin e antitrupave, vetëm gjysma e të sëmurëve me covid me mbrojtje natyrale

04/09/2021
Ministrja lajmëron se spitali i dytë është gati, poston foto nga pavionet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rrit ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me Covid-19, raporton Monitor.

Por, një studim i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, me autorë Rexhep Muja, laborante Alma Qosja, Frida Bushati dhe Ermal Selimi i publikuar nga Urdhri i Mjekut, tregon se nga 1500 analiza serologjike të bëra në vendin tonë gjatë dimrit të kaluar, rezultoi se vetëm 54% e tyre kanë zhvilluar antitrupa (IGG). Krijimi i antitrupave ka nisur që nga dita e 14 ose në ditët e 21-28 pas infektimit. Siç shihet nga të dhënat shqiptare, imuniteti natyror është zhvilluar vetëm në gjysmën e të infektuarve.

Ekspertët e argumentuan përqindjen e ulët me antitrupa si rrjedhojë e përdorimit më të madh të antibiotikëve, antiviralëve dhe kortizonikëve, të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e antitrupave.

Studimi tregoi se kontingjenti me PCR pozitiv dhe imunitet gati mospërfillës, përfaqësohet kryesisht nga të sëmurët kronikë si, diabetikë insulinovartës, diabetikë jo insulinovartës, kardiopat, hipertonikët, obezët dhe ata faktorë rreziku kardiometabolikë të kombinuar.

Ecuria e pandemisë varet nga imuniteti që do të krijojë popullata nëpërmjet infektimit apo vaksinës. Por imuniteti natyror tregon zhvillim të dobët në vendin tonë, ndërsa vaksina duket se nuk krijon imunitet afatgjatë, sipas të dhënave që vijnë nga Izraeli, i cili ishte shteti me përqindjen më të madhe të vaksinimit në këtë fillimvit.

Zyrtarët në Izrael së fundmi se vaksina e zhvilluar me teknologjinë MRNA mund të mos jetë plotësisht efektive kundër variantit të ri.

Izraeli ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë me 78% të atyre të moshës 12 vjeç e lart, sipas Science Magazine. Pavarësisht kësaj, vendi ka vuajtur një nga nivelet më të larta të infeksionit në botë, me 650 infeksione për 1 milion banorë. “Më shumë se gjysma janë në njerëz plotësisht të vaksinuar, duke nënvizuar transmetueshmërinë e jashtëzakonshme të variantit Delta dhe duke nxitur shqetësimet se përfitimet e vaksinimit zbehen me kalimin e kohës”, sipas “Science Magazine”.

Izraeli shpesh është konsideruar një model për Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për vaksinën e COVID-19 dhe efikasitetin e vaksinës kundër koronavirusit.

Kohët e fundit, zyrtarët shëndetësorë amerikanë po marrin në konsideratë edhe Izraelin kur bëhet fjalë për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Vendi “po ofron një dozë përforcuese të koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, që tashmë janë vaksinuar më shumë se pesë muaj më parë” sipas “The Associated Press”.

Të dhënat e reja po tregojnë se imuniteti natyror nga koronavirusi dhe ai nga vaksina nuk rezistojnë për shumë kohë, ndaj pandemia Covid-19 do të jetë e pranishme edhe këtë dimër. Ecuria e deritanishme po tregon se edhe në vjeshtë-dimër 2021-2022, pandemia do të jetë e pranishme./MONITOR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit në strukturat kryesore

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.