Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama në Asamble, asnjë fjalë për korrupsionin, e fsheh pas të privilegjuarve

02/09/2021
Rama në Asamble, asnjë fjalë për korrupsionin, e fsheh pas të privilegjuarve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, nuk ka thënë asnjë fjalë për korrupsionin duke lënë të kuptohet se ai do të vijojë por tashmë jo vrtëm tek të privilegjuarit.

Ai thotë se armiku i transformimit jetik të një partie është “rrethi i të privilegjuarve”, të cilët rrethojnë një delegat apo kryetar të partisë kur zbret për inspektim në një zonë.

Te gjitha raportet kombëtare dhe ndërkombëtare e nxjerrin qeverinë Rama më të korruptuarën më Evropë dhe të tretën në planet.

Rama: Dehja nga fitoret, rënia e dëshirës për të mësuar, nënvlerësimi i rivalëve dhe shpërfillja ndaj dobësive janë tipare karakteristike të fituesve që kthehen në humbës. Kjo që kemi para është koha që ne të gjejmë fuqi të reja për të parë veten. Na duhet një forcë e re, një pasion i ri politik, një kapërcim i vetvetes për ta ngjitur më lartë Shqipërinë.

Duhet të gjejmë brenda vetes vullnetin për të ngulmuar më fort. PS duhet të bëhet për herë e më shumë një komunitet që jeton me aspiratën për t’i sjellë Shqipërisë drejtësi dhe mirëqenie dhe çdo ditë e më pak një ngrehinë ku dilet duke përplasur derën pse nuk të dhanë një punë në shtet.

Kemi bërë shumë përpjekje në këtë drejtim, jemi nisur shumë herët drejt këtij qëllimi, fushata hapje për prurje të reja, ture nëpër Shqipëri, riorganizime të rinisë, grave, partisë, sisteme aktivizimi dhe ndërveprimi digjital.

Nuk është e lehtë, por të harrosh një qëllim themelor për shëndetin e një partie si e jona, për vlerën e kapitali njerëzor të një partie politike, për gjykimin e saj nga publiku, është si të pajtohesh qorrazi me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz dhe t’i shkurtosh rrugën organizmit të një suksesi afatgjatë.

Partia nuk mund të zgjidhet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe as mund të mbahet gjallë në periudhën midis zgjedhjeve si një moçal interesash. E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘koncert në vitin ’36’.

Në vend të parisë në film kemi një tufë drejtorësh dhe shefash që rendin ta rrethojnë të deleguarin sapo shfaqet në territor dhe të gjithë bashkë më pas rrethojnë kryetarin kur zbret në territor. Ai rreth i të privilegjuarish, nuk flas për individë, por për strukturën keqbërëse, është një nga armiqtë e një transformimi jetik që ne na duhet me doemos nëse duam një parti që do të rifitojë besimin e shqiptarëve. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit në strukturat kryesore

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.