Operacioni “Vilishti” në Tropojë, bie në pranga i zoti i kanabisit, zyrtari...

Operacioni “Vilishti” në Tropojë, bie në pranga i zoti i kanabisit, zyrtari i shtetit procedohet

101
0
Shares

Operacioni i koduar “Vilishti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë çoi në ndalimin e një 31-vjeçari për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Procedohet penalisht inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzimi krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, pas një hetimi dymujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Vilishti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gëzim Prengzaj, 30 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. Sh., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY