PS – LSI mosdakrodësi, shtyhet sërish dekreti për Ligjin e Sigurisë Publike

PS – LSI mosdakrodësi, shtyhet sërish dekreti për Ligjin e Sigurisë Publike

68
0
Shares

I paralajmëruar për të kaluar në seancën e sotme plenare, ligji për Sigurinë publike është shtyrë sërish.
Duket, mosdakordësia mes radhëve të mazhorancës, konkretisht midis PS dhe LSI-së, detyroi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçin, të kërkojë shtyrjen e shqyrtimit dhe miratimit të Dekretit të presidentit, i cili ia kishte kthyer Kuvendit për rishqyrtim, këtë ligj.
Pas këtij rikthimi, u shfaqën hapur kundërshtitë e deputetëve të LSI-së, të cilët këmbëngulën dhe kërkuan rishikimin e një sërë momentesh të këtij ligji, që bien ndesh me Kushtetutën.
Një ditë më parë, vetë ministri i brendshëm Saimir Tahiri, për rreth 30 minuta ishte “mysafir” në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta, me gjasa, për këtë ligj, por duket nuk ia ka arritur “t’i rrëmbejë” votat e LSI-së, për sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY