Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shehu: Të hënën bashkia do t’ju kthehet qytetarëve të Dibrës

08/09/2016
Shehu: Të hënën bashkia do t’ju kthehet qytetarëve të Dibrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati për kryetar bashkie të Dibrës, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatrave Poçest, Bellovë, Rapdisht dhe Tomin.
Shehu u tha banorëve se me të kryebashkiak, bashkia do tu kthehet qytetarëve dhe administrata e bashkisë do të jetë në shërbim të tyre. Sot, punonjësit e bashkisë vetëm marrin rrogën dhe nuk ofrojnë asnjë shërbim për qytetarët edhe pse mundësi ka. Ndërmarrjet e bashkisë, mirëmbajtja e rrugëve, ujësjellësi dhe bordi i kullimit do të kthehen në punë që ditën e parë të drejtimit të bashkisë nga Sherefedin Shehu.
“Duke filluar nga dita e hënë më datë 12 bashkia do të kthehet te ju. Largimi i mbeturinave do të fillojë që ditën e parë. Ndërmarrja e Ujësjellësit do të vijë këtu tek ju do të zgjerojë sistemin e ujit të pijshëm. Bashkia ka një ndërmarrje për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të vaditjes dhe pranverën e vitit të ardhshëm do ta filloni me një sistem të kanaleve vaditëse të përmirësuar ndjeshëm”, u shpreh Shehu.
Zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritet i Sherefedin Shehut.
Ai tha se Dibra i ka të gjitha mundësitë për zhvillim, pasi ka prodhime bujqësore, blegtorale, pemëtari dhe potencial të madh turistik. Bashkia, tha zoti Shehu do të jetë ndërmjetëse mes bizneseve të mëdha dhe fermerëve të Dibrës, në mënyrë që prodhimet e tyre të gjejnë treg.
“Tregu në Dibër është i vogël dhe bashkia ka për detyrë që të sjellë tregtarët këtu edhe këtë e kemi filluar. Para tre ditësh kemi bërë një takim me fermerë që prodhojnë mollët dhe grumbulluesi i mollës i garantoi që 80% të prodhimit të Dibrës do ta blejë vetëm një dhe të tillë  ka në Tiranë. Ne i kemi identifikuar, do t’i sjellim që t’i ulim këtu me ju që në pranverën e vitit të ardhshëm të fillojë porosia. Pra, tregtarët të porosisin blerjen e produkteve nga ju. Ne do të bëjmë panaire me blerësit e produkteve, do të vijnë në pranverë kur ju të mbillni që të keni të sigurt që nesër atë që mbillni dhe prodhoni ta keni të shitur”, shtoi Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.