Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Festa e Birrës bëhet me biletë! Fluks makinash drejt Korçës, policia jep këshilla e parkimit dhe vendin e koncertit

22/08/2021
Festa e Birrës bëhet me biletë! Fluks makinash drejt Korçës, policia jep këshilla e parkimit dhe vendin e koncertit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vijim të masave të marra në kuadër të Festës së Birrës-Gusht 2021, nisur nga fakti se fluksi i automjeteve në aksin rrugor Qafë Thanë-Korçë, është shumë i lartë, Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të respektojnë sinjalistikat vertikale dhe horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe të celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme janë prezente në të gjitha akset rrugore, për të menaxhuar ngarkesën e trafikut, rritur sigurinë rrugore dhe duke ushtruar kontrolle për shpejtësinë me radar, për përdorimin e pijeve alkoolike me dragera, për dokumentacionin e nevojshëm dhe duke i ardhur në ndihmë çdo turisti të huaj apo vendas, me orientimin e duhur në lidhje me lëvizjen.

Rikujtojmë qytetarët se mbrëmjen e sotme, në këtë aktivitet do të lejohen të hyjnë vetëm personat të cilët janë të pajisur me biletë. Pranë vendit të quajtur “City Center”, këta shtetas do t’i nënshtrohen edhe një kontrolli fizik, ku nuk do të lejohet mbajtja e sendeve të ndaluara dhe më pas do të mund të hyjnë në brendësi të Terminalit, vetëm nëpërmjet hyrjes kryesore nga “City Center”.

Shërbimet e Policisë, kanë siguruar dhe janë në marrje e vlerësim të çdo lloj informacioni për persona të cilët mund të kenë tendenca për veprime të dhunshme. Aktualisht janë duke u verifikuar disa shtetas, me qëllim sigurimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e eventit, deri në përfundim të tij.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri të konstatuar, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

23/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.