Zbulohet identitei dhe fotografia e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, i riu që u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë brenda një makine mëngjesin e të shtunës në aksin rrugor Vlorë-Babicë ndërkohë që i ati mësoi lajnin gjatë një transmetimi live në një tv.
Bullari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte duke vuajtur një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë.
Mësohet se i riu ishte nga Elbasani por banonte në Tiranë.
Ai është qëlluar 3 herë me armën e dyshuar tip pistoletë. Ndërsa një plumb e ka prekur në kokë.
Një kalimtar i rastit, ndërsa kthehej nga tokat ka konstatuar makinën të parkuar në ullishte dhe trupin e pajetë brenda tij.
Gjatë mesditës, kur gazetari i Syri tv raportonte live emrin e viktimës, pas tij duket një person që përpiqet të dëgjojë diçka më shumë nga gazetari. Në momentin kur thuhet emri “Xhulian Bullari”, burri që qëndron pas gazetarit, bën një lëvizje të fortë, kthehet pas dhe lëshon një britmë dhe në dëshpërim e sipër përplas në tokë celularin.
Gazetari nësoi më pas se aibishte i ati i Bullarit që ende nuk kishte mësuar lajmin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/