Vrau në Egjipt, por Tirana vendos të mos e esktradojë Mohamed Amer...

Vrau në Egjipt, por Tirana vendos të mos e esktradojë Mohamed Amer Rageh

93
0
Shares

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar ekstradimin e shtetasit egjiptian, Mohamed Khairy Mohamed Amer Rageh në vendlindjen e tij.

Gjykata sqaron se ky vendim ka ardhur pasi autoritetet egjiptiane nuk kanë dhënë garanci që ky shtetas nuk do dënohet me vdekje.

Mësohet se Rageh ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjiptian M.A. në Giza dhe më pas është larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2019.

Ai u largua nga vendi dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia egjiptiane. Mohamed Amer Rageh u arrestua në aeroportin e Rinasit në maj të këtij viti teksa tentonte të hynte si turist, ndonëse në vendin e tij konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY