Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZGJEDHJET NË DIBËR/ PD: Edi Rama dhe bandat e tij të ndalin lojën me zjarrin

08/09/2016
ZGJEDHJET NË DIBËR/ PD: Edi Rama dhe bandat e tij të ndalin lojën me zjarrin
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka reaguar zyrtarisht për rastet flagrante të blerjes së votës, në drejtues të administratës së PS-së.
Edi Rama dhe bandat e tij të ndalin lojën me zjarrin, strukturat të arrestojnë kriminelët dhe të bllokojnë paratë e krimit, ka apeluar PD duke denoncuar rastet konkrete të blerjes së votës.

Deklarata e plotë e PD-së

Shtabi elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave gjatë natës së sotme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë të administratës publike, nën mbrojtjen dhe shoqërimin e policisë së drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga.
Kështu, në fshatin Pilafe, komunaTomine u kapen nga banorët dukë shpërndarë lekë për blerje votash administratori i Tominit Nuri Meda së bashku me Shefki Ademin në makinën X5 e zezë, AA909KH, nën mbikëqyrjen e furgonit të policisë me targa POLICIA 0788 me përgjegjës Robert Aga. Nuri Meda dhe Robert Aga janë kallëzuar penalisht  nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës.
Në fshatin Allabegi, komuna Maqellarë: Urim Beçaj djali i kryeplakut Petrit Beçaj është kapur duke shpërndarë para.
Në komunën e Sllovës: Xhezair Fejza drejtor i shkollës 9 vjecare Sllovë dhe Astrit Sulejmani janë kapur nga banorët duke shpërndarë para në fshatin Shumbat , njësia administrative  Sllovë.
Qamil Lata nga Staraveci është kapur nga banorët duke shpërndarë lekë te shkolla bujqësore.
Në vend të ndalimit dhe  arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, po i  japin mbulim dhe mbështetje këtij krimi elektoral.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallëzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator.
Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë strukturave të saj, dhe gjithë qytetarëve të Dibrës të kryejnë arrestimin qytetar të çdo personi qe angazhohet ne blerje votash dhe te konfiskojnë me CD mjet dhe çdo forme paratë e drogës dhe krimit qe po përdoren për këtë krim elektoral.
Partia Demokratike i siguron qytetaret e Dibrës se nuk do te lejoje me asnjë çmim  tjetërsimin e vullnetit te tyre nga bandat e Edi Rames dhe se përgjigja do te jete flakë për flake, sy për sy, dhemb për dhemb.
Vota është e shenjte.
Edi Rama dhe bandat e tij duhet ta ndalin menjëherë këtë loje me zjarrin.
Asnje bande, asnjë kriminel me mbrojtje shtetërore nuk do ta ndale dot vullnetin e dibraneve.
Fitorja e Sherefedin Shehut është e sigurte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.