Ish deputeti Myslim Murrizi, kreu i LDSH-së, ka kryer sot një kallëzim penal për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës, njëri që është tender për ujitjen dhe tjetri për lopët.
“Ftoj që të shikohet se sa është çmimi që janë sjellë lopët nga Danimarka dhe Holanda. Po ashtu edhe për vaditjen me pika. Nuk besoj se shqiptarët kanë luksin, cilido qoftë zyrtar, që të tallen me 11 mln euro. Siç e kam deklaruar edhe më parë, mora përsipër të bëjë depozitimin penal për këta dy tendera. Abuzuesit e parave publike duhet të hetohen dhe është gjykata ajo që e vendos këtë”, u shpreh ai.
Ndryshe nga padia e parë ai kësja here ka paditur edhe ish ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti.
Në një prononcim për mediat Panariti tha se padia e Murrizit është për një gjë që nuk ka ekzistuar kurrë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/