Zjarri mbi tunelin e Kalimashit në Kukëd është shndërruar në një problem serioz në orët e vona të natës.
Flakët të nxitura edhe nga era po përhapen duke krijuar pamje apokaliptike.
Tymi ka “pushtuar” zonën dhe ka mbërritur deri në traum e Rrugës së Kombit. Qindra makina janë bllokuar ose lëvizin me vështirësi për shkak të tymit.
Aktualisht forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset, bashkë me të Kosovës janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku situata ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë e erërave të forta zjarri vijon të përhapet, por fatmirësisht nuk ka banesa të rrezikuara. Kurse në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/