Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plagosja e Ardian Narkaj, policia jep detajet e aksionit. Ardiani nuk qëlloi por kishte armë me fishek në gojë

25/07/2021
Plagosja e Ardian Narkaj, policia jep detajet e aksionit. Ardiani nuk qëlloi por kishte armë me fishek në gojë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka dhënë detaje rreth operacionit për kapjen e Ardian Narkajt në Malësi të Madhe ndërsa thekson se ai nuk qëlloi ndaj policisë.

Detajet e operacionit:

Strukturat e policisë, Shkodër, në bashkëpunim me forcat RENEA, në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Bratosh”.

Në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh, Malësi e Madhe, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar.
Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet. Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë.
52 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga Renea dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet hetimore.

Shtetasi Ardian Narkaj ishte në kërkim, i dënuar me 21 vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, ku janë varë me armë zjarri shtetasit T. U. dhe Gj. Sh.

Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 21 vite burg për veprat penale “Vrasja rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026
Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

28/04/2026
Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

28/04/2026
Të shtëna me armë në qendër të Athinës, disa të plagosur në dy sulme ndaj institucioneve publike

Të shtëna me armë në qendër të Athinës, disa të plagosur në dy sulme ndaj institucioneve publike

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026
Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

28/04/2026
Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.