Aldo Gjini në kërkim ndërkombëtar për vrasje por vijon biznesin pa problem...

Aldo Gjini në kërkim ndërkombëtar për vrasje por vijon biznesin pa problem në zonën e komisariatit 1

761
0
Shares

Aldo Gjini 31 vjeç, i cili është personi i dyshuar i plagosjes së dyfishtë mbrëmjen e sotme në Tiranë, rezulton person me precedent të mëparshëm.

Gjini është në kërkim nga Luksemburgu, pasi dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, në një ngjarje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.

Këtë mbrëmje mbetën të plagosur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.

Gjoka ka marrë një plumb në shpatull ndërsa Marashi është plagosur në gjoks. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja nisi nga një konflikt i çastit, midis dy të dëmtuarve dhe autorit Aldo Gjini.  Fillimisht dyshohet se pati një fërkim të makinave në lëvizje të djemve në rrugën “Todi Shkurti” pranë tregut Elektrik.

Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.

Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Pas ngjarjes, Gjini është larguar me një makinë me targa AA001RN. Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij. Gjini ka zhvilluar biznes në Tiranë dhe nuk ka gjetur ndonjë pengese edhe pse ka qënë në kërkim ndërkoMbëtar.

“Si rregull” ata paguajnë policinë për tu bërë të padukshëm. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY