Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi tga sot në Kuvendin Kombëtat se arsye kryesore për humbjen e votëw ceç të tjerave ishte blerja e votës, që sipas tij thuhet dhe në raportin e ODIHR-it.
Bumçi thotë se PD duhet të fokusohet në të ardhmen dhe hapat që duhet të marrë pas masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Sipas tij, fokusi kryesor duhet të jetë fitorja në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“E treta, të fillojmë punën që nesër për zgjedhjet lokale. Nuk është sfida jonë pas 4 vjetësh. Sfida jonë janë zgjedhjet lokale. Nëse vendos Gjykata Kushtetuese zgjedhjet janë nesër. Në pranverën e vitit tjetër mund të kemi zgjedhje lokale. A jemi gati? Por dhe nëse nuk janë në pranverë, do të jenë pas një viti e gjysëm. Ne duhet të mendojmë që koha jonë politike nuk është 4 vjet, është një vit e gjysëm deri në zgjedhjet lokale. Kjo është koha jonë politike që na është dhënë. Duhet të jemi mirënjohës. Ta bëjmë betejën, të fitojmë, do fitojmë zgjedhjet lokale, por duhet tia bëjmë ysmetin, dhe pastaj krijojmë shpresë për 2025, apo kurdo qofshin zgjedhjet politike. Kemi zgjedhjet lokale si test” – tha Bumçi.
Gjithashtu një tjetër fokus sipas Bumçit duhet të jetë dhe çmontimi i partisë shtet me të gjitha mënyrat e mundshme. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/