Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 83 vota pro kryetaren e re të AMA-s, Armela Krasniqi ndërsa kandidatja tjetër Alketa Dibra ka marrë vetëm 9 vota.
Votimi u krye pasi mazhiranca nuk konsideroi edhe deklaratat e njëpasnjëshme të Bashkimit Evropian dhe Prezencës së OSBE, perfshirë edhe opozitën në vendin tonë, të cilët bënë thirrje që kryetari i ri i AMA-s të zgjidhet me një proces gjithëpërfshirës.
Jo më larg se dje ishte deputetja e zgjedhje e PD-së, Albana Vokshi e cila tha se mazhoranca po favorizon kandidaturën e Armela Krasniqit, në krahasim me Alketa Dibrën, teksa i bëri thirrje Ramës të tërhiqet nga ky vendim antidemokratik, siç ajo e quajti.
Ndërkohë që kryetarja e zgjedhur, Armela Krasniqi, aktualisht mban postin e drejtoreshës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Më herët, Krasniqi ka qënë drejtuese e zyrës së shtypit të Kryeministrit Rama, ndërsa kur PS ishte në opozitë ajo ka ushtruar dhe rolin e zëdhënëses.





