Gazment Bardhi reagon ndaj Pjerin Ndreut: Duhet të ishte në burg për...

Gazment Bardhi reagon ndaj Pjerin Ndreut: Duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve

127
0
Shares

Sulmi i Pjerin Ndreut ndaj policëve që e denoncuan ka sjellë një reagim nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ndreu duhej të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve. Koha të marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Postimi i Bardhit:

Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!

Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY