Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka dalë sot në një konferencë për shtyp, jo aq në përpjekje për të qetësuar maturantët, se sa për të justifikuar veten.
Dhe shpëtimin e ka gjetur te ankesat e ulëta, sipas saj, të kandidatëve nëpër universitete.
Sipas minsitres janë vetëm 287 ankimime, duke u justifikuar se kjo shifër është tregues se reforma në arsim qenka në rregull.
Kjo ishte e vetëm shifër, ndërsa ministrja nuk shpjegoi se ç’mesatare kanë këta maturantë që janë ankuar, por tha se edhe në fazën e dytë kanë mbetur vende në degë të rëndësishme ku ata mund të regjistrohen, shifër kjo që sërish mungoi.





