Horoskopi, 12 Shtator 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 12 Shtator 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

60
0
Shares

Dashi
Keni shumë çështje për të zgjidhur gjatë ditës së sotme ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Pjesa e parë e ditës do të ketë aktivitete të shumta. Më e qetë mbrëmja. Beqarët do kenë takime ë njëpasnjëshme, por prapë nuk do vendosin dot për të ndryshuar statusin. Në planin financiar shpenzimet do jenë të mëdha.

Demi
Idetë që keni për sa i përket të ardhmes suaj me partnerin/en duhet t`i vini në veprim dhe t`i zhvilloni. Problemi i vetëm është se nuk po gjeni pak kohë të lirë për ta bërë këtë gjë. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person që do njohin dhe mund të nisin një lidhje afatgjatë. Financat do jenë të trazuara.

Binjakët
Dikush po mundohet t`ju vërë shkopinj nën rrota sot. Nëse keni autokontroll të mjaftueshëm do të dini si të dilni nga kjo situatë dhe të mos cenoni lidhjen tuaj. Beqarët nuk duhet të sakrifikohen shumë për të ndryshuar statusin sepse edhe mund të lëndohen. Në planin financiar gjendja paraqitet nën kontroll.

Gaforrja
Mund t`i lini gjërat të rrjedhin vetë ju të dashuruarit. E rëndësishme është që në një moment të caktuar ju do të keni kohen tuaj për të realizuar atë që doni. Beqarët do jenë të vendosur dhe do kenë besim te vetja, duke bërë për vete atë që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, do kenë në mbrojtje Plutonin.

Luani
Hap pas hapi do te arrini te mblidhni dhe ju sukseset tuaja. Shijoni çdo gjë që ju ofron jeta dashurore sepse e meritoni. Beqarët do tërhiqen nga disa persona jo të përshtatshëm për ta duke i shkaktuar probleme. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha
Në varësi të humorit do të keni edhe sjelljen sot kundrejt partnerit/es. Por duhet të dini se personat që ju rrinë pranë nuk e meritojnë arrogancën tuaj. Beqarët do përfshihen nga ëndrra shuamë të mëdha, por realiteti është krejt ndryshe. Në planin financiar problemet parashikohen të jenë të njëpasnjëshme.

Peshorja
Jeni vëzhgues të mençur dhe sigurisht kjo gjë ju favorizon në shumë situata. Sot mendoni vetëm se si të relaksoheni bashkë me partnerin/en. Beqarët do afrohen më shumë me një mik të vjetër, të cilin/ën do nisin ta shohin me sy tjetër. Financat do përballen me disa vështirësi të vogla.

Akrepi
Sot nuk duhet të ekzagjeroni në kërkesat tuaja karshi njeriut të zemrës suaj. Jo të gjitha gjerat që kërkoni mund të kenë kushtet për tu realizuar. Beqarët do njihen me një person gjatë një takimi me shoqërinë dhe do dashurohen pas tij. Financat duhet ti keni nën kujdes, ndryshe do hasni probleme.

Shigjetari
Ju që jeni në një lidhje mos kërkoni aventura sot sepse nuk do të mund të përballoni dot rrezikun. Një sekret i kohëve më parë do t`ju shqetësojë. Beqarët nuk do i rezistojnë dot një propozimi dhe do nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar do jeni me shumë fat, nuk keni arsye pse të shqetësoheni.

Bricjapi
Indiferenca në shumë raste është arma më e mirë për të mos vuajtur dhe për të mbajtur larg problemet në çift. Jeta na rezervon momente të dhimbshme që mund të na lëndojnë. Beqarët nuk do jenë të vendosur për ato që duan të bëjnë dhe mund të humbasin raste të shkëlqyera. Financat do i keni nën kontroll.

Ujori
Konsideroni atë qe ju thotë instinkti juaj i pagabueshëm sot. Për ju të dashuruarit, mund të jetë momenti për një ndryshim të madh dhe total në jetën tuaj. Beqarët do jenë një ditë rutinë si gjithë të tjerat, nuk parashikohet ndonjë takim interesantë. Financat do vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme.

Peshqit
Sot do të keni mundësinë të analizoni mirë ngjarjet që po ndodhin rreth jush për sa i përket marrëdhënies me partnerin/en. Paraqitet një ditë e qetë dhe pa shumë aktivitet. Beqarët duhet ti marrin gjërat me qetësi dhe të mos marrin vendime të nxituara. Kujdes me shpenzimet .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY