Shkelzen Velaj humbi jetën në spital pak minuta pasi u qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë.
Velaj u qëllua në katin e pestë të një pallati në Çole.
Ai është vëllai i Ardi Velaj qe u vra në vitin 2015 i cili kishte hasmëri me Llanajt e vlorës.
Pak më vonë një makinë u dogj jo shumë larg qytetit në Risili. m.k
Vlorë/Informacion paraprak:
Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.
Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/