Vrasësi i Falkones mbaron dënimin, lihet i lirë në Itali, zemërim tek...

Vrasësi i Falkones mbaron dënimin, lihet i lirë në Itali, zemërim tek qytetarët

132
0
Shares

Autori i krimit famëkeq ndaj Falkones, Giovanni Brusca u lirua nga burgu pas 25-vjetësh heqje lirie.

Ai është personi që vrau gjyqtarin e njohur Giovani Falcone dhe bashkëshorte së tij Francesca Morvillo.

Brusca ishte arrestuar në vitin 1996, e më pas, shprehu pendesën, duke bashkëpunuar me policinë. Lirimi i ish-mafiozit ka tronditur mbarë opinionin italian.

Ai njihet si një nga personat më besnik të Toto Rinës, kreut të bandës famëkeqe të Cosa Nostra-s.

“Është një lajm që sigurisht nuk më lumturon aspak. Është një fyerje për njerëzit që vdiqën në atë masakër.

Kanë kaluar 29 vjet nga ajo ditë, por as Falcone, as gruaja e tij, as djemtë që e shoqëronin atë nuk do të mund të kthehen më në jetë.

Në çfarë vendi jetojmë?” Këto janë fjalët e para me të cilat Giuseppe Costanza, shoferi i gjyqtarit Giovanni Falcone që i shpëtoi masakrës së Capaci, tha pas lirimit të Brusca-s. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY