Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana të paqarta prej katër ditësh duke nxitur alarm tek policia e të dy vendeve.
Mediat malazeze raportojnë se zyrtari i lartë i policisë ka humbur çdo kontakt me familjen nga data 27 maj. Mësohet se kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur qe në afërsi të zonës se Pentarit ne lumin Buna një person te vijë edhe ta marrë qe ta transportojë me varke ne anën e Malit të Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.
Bëhet e të ditur se Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç, ndërsa kohët e fundit ai ka punuar se sektorin e anti trafikut ne policinë e kufirit të Malit të Zi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/