Një 38-vjeçare shqiptare në Athinë, Ermalda Arapi ka humbur kontaktet me familjarët e saj prej datës 18 maj.
Arapi doli nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë informacion mbi fatin e saj. Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares.
“Ermalda ka ngjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Familja e saj është e shqetësuar sepse jeta e saj është në rrezik”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
“Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065“, vijon njoftimi. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/