PS nuk i blen dot votat e LS për kamerat e sigurisë

PS nuk i blen dot votat e LS për kamerat e sigurisë

62
0
Shares

PS nuk ka arritur të vërë dot në zbatim “skemën Dibra” për votat e LSI-së për kamerat e sigurisë.
LSI ia ka arritur dhe ka detyruar sot ministrin e Brendshëm, Saimir Tahir dhe PS-në që të tërhiqen dhe të bëjnë ndryshime në ligjin për “Sigurinë Publike”, ose siç njihet ligji për kamerat e vëzhgimit.
Dy takime, dje dhe sot mes PS e LSI-së kanë arritur në përfundimin që ky projektligj duhet të ndryshojë.
Ligji për Sigurinë Publike i njohur si ligji i kamerave publike mblodhi sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me deputetin e PS, Piro Lutajn në një tryezë me deputetët e LSI: Spartak Brahon dhe Petrit Vasilin që të rakordojnë, sepse LSI-ja ka pasur kontestime për të, për faturën e lartë të ligjit dhe vendosjen me detyrim të kamerave.
Në seancën e kaluar të Parlamentit, ishte kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi, që kërkoi kohë para se ta votonin dekretin e kthyer nga presidenti Bujar Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY