Gazetari Tonin Frroku, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka treguar rrëfimin e dëshmitarëve nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë ku një adoleshent vrau bashkëmoshatarin pas sherrit për një femër. Gazetari thotë se autori e ka kryer krimin në gjakftohtësi.
Sipas Frrokut autori, viktima është fshehur poshtë banakut por nuk ka mundur t’i shpëtojë plumbit në zemër pavarësisht lutjeve.
Statusi i gazetarit Tonin Frroku
“Një 17-vjeçar vret një tjetër 17-vjeçar në qytetin e Pogradecit. Për debate që kanë bërë në FB. Me qetësinë më të madhe sikur të ishte i rritur. Imagjinoni, hyn në lokal me automatik në dorë, ju kërkon të tjerëve të largohen. Viktima për të shpëtuar fshihet pas banakut. 17-vjeçari shkon aty dhe pa përfillur lutjet e 17-vjeçarit tjetër e qëllon në zemër duke i marr jetën. Tmerr. Zot na ruaj”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/