DETAJE/ Vrasja në Pogradec, autori mori hak pas dy muaj koma në...

DETAJE/ Vrasja në Pogradec, autori mori hak pas dy muaj koma në spital

73
0
Shares

Dalin detaje të reja për vrasjen e të riut të martën në Pogradec. Adoleshentët ishin rrahur dy muaj më parë dhe autori i djeshëm kishte përfunduar në spital në Tiranë.
Autori i vrasjes së Fabio Hilës në Pogradec mori hak pasi doli nga spitali. Ai ka qenë i shtruar në spital e traumës në Tiranë për shkak të një plage në kokë pas sherrit dy muaj më parë me viktimën e së martës.
Ditët e para Fabian Muçllari ra në koma, por me pas gjendja e tij erdhi në përmirësim. Dy të rinjtë ishin zënë për një vajzë në ambientet jashtë një diskoje në Pogradec. Atëherë Fabio i kërkoi 18-vjeçarit nga Vërdova të mos i ngacmonte kushërirën e tij në “Facebook”.
Kërcënimet u pasuan edhe me goditje me dru në kokë dhe Muçllari përfundoi në spital.
Policia nuk e regjistroi këtë ngjarje, e cila do të pasohej me hakmarrjen e frikshme të martën në qendër të qytetit të Pogradecit.
Të dy gjimnazistët e lanë për të folur mbi sherrin e kaluar në një lokal në rrugën Rinia. Fabio Hila shkoi me dy shokë dhe kushëririn e tij. Por Muçllari nga fshati Vërdovë shkoi në takim i armatosur me një kallashnikov.
Kushëriri i viktimës i është lutur vrasësit të mos qëllojë, por Fabian Muçllari ka qëlluar në ajër për të nxjerrë nga lokali të gjithë klientët, përveç Fabio Hilës.
18-vjeçari u përpoq të fshihet pas banakut për t’i shpëtuar plumbave, por ishte e kot. Fabian Muçllari e kishte marrë në shenjë dhe qëlloi me breshëri duke i shkaktuar vdekjen kundërshtarit të tij. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarje për tu vënë në pranga vetëm pak minuta më vonë nga forcat e policisë së Pogradecit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY