Ankesat e maturantëve: Rama na premtoi rilindjen por na la edhe pa...

Ankesat e maturantëve: Rama na premtoi rilindjen por na la edhe pa universitet

75
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka renditur sërish një sërë ankimesh maturantësh, të cilët megjithëse me mesatare të lartë, kanë mbetur pa shkollë.
Ndër maturantët, apo prindër të tyre, që ankohen, ka edhe socialistë “të thekur”, por të zhgënjyer nga rilindja që tani i ka lënë edhe pa universitet


Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook

Maturantë dhe prindër dixhital denoncojnë

Ndeshkimin e pamerituar nga Rama-Nikolla, mbylljen e dyerve te universiteteve edhe per maturant me 9,78 dhe 9,97 dhe shitjen e kuotave te tyre ne universitetet private te klienteles! sb


md_copy_1“I dashur doktor Berisha!
Quhem Jonida Qefleshaj. Po ju shkruaj se ju jeni shpresa ime e fundit për tu dëgjuar dhe ju lutem që ta denonconi rastin tim ose përndryshe do me mbes të martohem ne fshat. Jam një nxënëse e gjimnazit ‘Faik Konica’ nga Korça dhe një nga nxënëset me të mira të shkollës me mesatare 9.78. I kam dedikuar gjithë kohën time shkollës dhe tani unë kam frikë do mbes pa studime të larta. Kam sakrifikuar dhe investuar shumë drejt studimeve edhe pse kundër dëshirave të familjes sime. Pas shumë këmbëngulje arrita t’ia mbush mendjen babait dhe sime nëne që për mua ishte me e rëndësishme do të ishte studimi në jetë sesa një martesë me shkesi me të sajuar me ndonjë kollovar prej Korçe. Sot unë jam një kandidate shumë e mirë dhe e denjë për një universitet ku nuk kam fituar dhe jo për nuse fshati. Unë kam luftuar dhe punuar fort për këtë mesatare që me hap të drejtën për studim, është gjithë ky mund që mua me shkoi dëm dhe tani jam e detyruar që ti kthehem projekteve të babait tim dhe të martohem në fshat që tani dhe për mua gjithçka ka marrë fund. Jam një vajzë që dua të studioj dhe të bej karrierë dhe jo të mësoj se si bëhet petaniku dhe fasulniku. Dua të studioj juridik sepse gjithmonë kam dashur të bëhem juriste dhe jo të mësoj se si të shtrojnë vetë petat e byrekut. Ju lutem doktor denoncojeni rastin tim, anonim ju lutem dhe bëj thirrje që të me dërgoni disa receta tradicionale gatimi. Ju lutem më bëni derman doktor se unë skam mësuar për nuse fshati por qyteti”.

“Pershendetje i Nderuar,
Une jam nje nëne qe kam sakrifikuar 12 vite per te shkolluar vajzat e mia, sepse kam dy binjake, duke qen se jam nje prind i dy femijeve maturant di shume ne lidhje me problemin e shum maturanteve , me falni per bezdisjen por doja & un te shprehja padrejtesi & pa rregullesi te reformes se re, vajzat e mia kan mbaruar studimet ne gjimnazin Ali Demi te qytetit te Vlores. Vitin e par ne kete shkoll ofronte gjuhet e huaja, letersi avanc, matematik avanc, biologji avanc, fizik avanc, sic e shikoni lend si filozofi, psikologji, muzik arti apo sociologji shkolla nuk i ka ofruar. Fillojm ne vitin e dyt ,vajzat e mia ishin ne profil shoqeror, & duhet te zgjidhnin midis letersis avanc me keoficent 1.4 & sociologjis me keoficent 1, po duke qen se ishim akoma ne sistemin tuaj duhet te zgjidhnin letersi avanc sepse ajo u siguronte me shum pik. Ne vit te tret kur nxenesit perpiqeshin per nota mesonin dy fish, se & ju i nderuar e dini sa ngarkes ka viti i 3 matura, erdhi marsi & ne shkolla than qe me zgjedhje hidhni lendet qe ju dilni me mir per te siguruar nota te mira, nuk than qe lendet me zgjedhje do te vendosnin tek cili fakultet do te aplikonin. Asnje sqarim te sakt nuk moren maturantet e shkret. Pse shkolla nuk ka lend sociologji, psikologji etj?!
Kujt ti vendosim faj per kete drejtorit te shkolles? Ministres se arsimit ?! Po mesa duket fajtor dolen femijet tan sepse te djegurit ne gjith kete mersele dolen ata”.

“I nderuar Z. Sali Berisha Po ju drejtohem juve pasi ndihem e pashprese dhe depresioni po behet pjese e jona. Une jam nje socialiste madje me nje ide te thekur nga e majta. Por kur humbiska shpresa nderron edhe ideali. Paskam bere zgjedhjen e gabuar por Edi i mashtron me fjale 18 vjecaret si ne. Na premtoi rilindje por na la ne shtepi. Jam me mesatare 9.97 dhe nuk rezultoj fituese ne asnje dege te universiteteve. Nuk di cte bej, nuk kam te ardhura ne familje per universitete private. Me ndihmoni ju lutem. Jeni shpresa jone e vetme. Une bera zgjedhjen e gabuar qe besova te rilindja por tani kam nje ide te qarte. Kjo eshte rilindja e deshtimit. Na ndihmoni ju lutem. Me respekte dhh mirenjohje”

“Prsh Z.Sali Berisha
Jam nje maturante i nje shkolle profresionale per degen Elektronik ketu ne Tirane.
-Halli i eshte i njejti me maturantet e tjere sepse nuk kam kapu degen qe deshiroja por kulmi i stresit qe kam arrin atu ku shikoj maturant te tjere qe kan kapur degen time per elektronik vetem me 3 vite gjimnaze qe kan bere.
-A nuk eshte pak e pa drejt kjo, pasi un kam 4 vite qe studioj per ate dege dhe kam nje mesatare shum te mire por vjen dikush tjetr qe nuk ja ka haberin fare kesaj dege dhe me ze vendin!!!!!!
-Nese kjo eshte dicka e rregull sipas rilindasve atehere shkollat e mesme profesionale duhen te mbyllen pasi nuk kan me vlere se shkollat e larta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY