Ngjarja e vitit 2010, Apeli 5 vite burg për oficerin e policisë...

Ngjarja e vitit 2010, Apeli 5 vite burg për oficerin e policisë që vrau 15-vjeçarin

70
0
Shares

Gjykata e Apelit Shkodër lë në fuqi dënimin me 5 vite burg për ish-Antiterrorrit në Drejtorinë e Policisë, Lezhë, Skënder Seferi.
Trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë ndaj të pandehurit, i cili akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të 15-vjeçarit Armando Skendaj në një postbllok policor në korrik të 2010.
15-vjeçari Armando Skandaj u ekzekutua gjatë një aksioni të bluve të Lezhës për kapjen e disa personave të cilët u akuzoheshin për një grabitje.
Makina në të cilin udhëtonin tre persona mes të cilëve dhe viktima nuk ju bind policisë që të ndalonte, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë mbi automjetin ku udhëtonin ata.
Kanë qenë familjarët e viktimës të cilët kanë kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë që prokuroria e Lezhës të riniste hetimet për këtë çështje në vitin 2013-të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY