Vrasja në Pogradec, ja vajza që futi në sherr dy të rinjtë

Vrasja në Pogradec, ja vajza që futi në sherr dy të rinjtë

126
0
Shares

Një vajzë u bë “molla e sherrit” për grindjen e dy të adoleshentëve në Pogradec.
B. A., është vajza që pëlqente Fabio Hila, 18 vjeç nga Pogradeci, mëson Report TV. Hila e ngacmonte shpesh në rrjete sociale vajzën dhe madje shoqëria shprehet se, ata të dy kanë qenë të lidhur bashkë. Por, B. A., duket se ngacmimet e djaloshit ia ka përcjellë shokut të saj, Fabian Muçllarit nga Vërdova e Pogradecit dhe ky i fundit është konfliktuar ashpër me Hilën, grindje që degjeneroi deri në vdekjen e 18-vjeçarit.
Sot, autori Fabian Muçllari para policisë ka dëshmuar se nuk është penduar për vrasjen që kreu.
Të rinjtë u konfliktuan në një lokal, pikë bastesh në Pogradec dhe Muçllari i cili u largua nga aty, u rikthye me një kallashnikov duke qëlluar në ajër dhe më pas në drejtim të Hilës. 18-vjecari vdiq rrugës për në spital nga një plumb në zemër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY