Policia greke sekuestroi sot 118 kg marijuanë, ndërsa në pranga përfunduan 2 grekë, 49 dhe 50 vjeç. Mësohet se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa kishte kaluar përmes kufirit greko-shqiptar, pranë Igumenicës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në makinën që drejtonte 49-vjeçari, e paketuar në 55 pako. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2200 euro dhe 4 celulare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...