POLICIA/Identifikohen 3 persona nga Shijaku që masakruan biznesmenin libanez

POLICIA/Identifikohen 3 persona nga Shijaku që masakruan biznesmenin libanez

54
0
Shares

Policia e Tiranës beson se ka identifikuar tre persona që kanë goditur dhe kërcenuar biznesmenin libanez të shtunën e kaluar në rrugën që lidh Rinasin me Tiranës.

Tre personat janë nga Shijaku dhe bashkë me policinë e Durrësit, trupa policore nga Tirana janë përfshirë në një operacion për kapjen e tyre qe te shtunen. Burime te pakonfirmuara thone se ata I perkasin grupit te personave te shoqeruar qe te shtunen.

Biznesmeni libanez Faad Mitri udhëtonte me një automjet Mitsubishi që drejtohej nga shoferi i tij, kur u përplasën nga një tjetër makinë Volkswagen brenda së cilës ndodheshin 4 persona.

Këta të fundit dhunuan me sende të forta sipërmarrësin dhe shoferin, e më pas u larguan në drejtim të paditur. Dyshimet e policisë janë se aksidenti nuk ishte rastësor dhe ngjarja ka ndodhur me punën e tij si biznesmen.

“Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”, i kanë thënë autorët biznesmenit të huaj Faad Mitri. Ky i fundit po investon miliona euro për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Lalzit. Policia vazhdon hetimet për të kapur autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY