Për kreun e PD-së Lulzim Basha, rënia e avionit me drogë sot në Ishëm është provë se karteli i drogës punon çdo ditë me të gjitha mënyrat dhe rrugët.
Sipas Bashës, “Mohimi nga Rama i denoncimit që bëri në parlament opozita, është përpjekje për të fshehur ngjarjen, për të fshehur të vërtetën e trafikut ajror të drogës”.
Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha
Mohimi nga Rama i denoncimit që bëri në parlament opozita, është përpjekje për të fshehur ngjarjen, për të fshehur të vërtetën e trafikut ajror të drogës.
Të gjitha të dhënat janë se avioni është porositur pikërisht nga Karteli i Droges në zonën e Krujës, për të marrë drogën e Bushit te Ramës, që ka mbuluar gjithë zonën deri 2 kilometra larg Aeroportit të Rinasit ku sic kemi denoncuar me foto dhe fakte janë mbjellë mbi 50 mijë rrënjë.
Ky është realiteti. Kjo është Shqipëria e zhytur në drogë dhe narkotrafik në të gjitha format.
Ka ardhur koha që shqiptarët ta çlirojnë vendin nga sundimi i Kartelit te Drogës që shkatërron ekonominë, sjell krime, dhe vret votën e lirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/