Ndërsa orët e post-rënies së avionit të radhës, të transportit të drogës, kalojnë, hetimet zbardhin të tjera detaje.
Sipas këtyre hetimeve, mësohet se avioni i drogës ka rënë në momentin që ka filluar ngjitjen për tu kthyer në Itali. Supozohet që të ketë qenë i ngarkuar me bimë narkotike, kanabis sativa. Në pistën e zbuluar sot duken qartë gjurmët e rrethit që ka bërë avioni për të tentuar marrjen më pas të ngjitjes për tu larguar.
Një dyshim të tillë e përforcon edhe drejtimi i avionit, me “hundë” nga deti, e thënë ndryshe me drejtim nga Italia. Po ashtu avioni ka rënë në fund të pistës, pasi kishte përshkuar më parë një gjatësi të konsiderueshme të saj, në tentativë për tu ngritur.
Avioni ka rënë në mëngjes, rreth orës 08.45, ndërsa policia e ka mbajtur fshehur derisa u bë publike në parlament nga deputeti Flamur Noka.
Gjatë kësaj kohe, policia edhe me vonesën e marrjes së informacionit dhe të mbërritjen në vendin e ngjarjes, ka favorizuar mjaftueshëm në kohë trafikantët e dyshuar për të pastruar gjurmët e ngarkesës që dyshohet të jetë transportuar e larguar, sikurse ishte sjellë, me skaf.
Policisë së cilës për një ndërtim pa leje, mbërrin në “vendin ngjarjes” në të qindin e sekondës, për te një pistë pa leje, ku bie një avion pa leje, ju deshën sot, një orë e gjysmë…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/