Horoskopi, 16 Shtator 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 16 Shtator 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

59
0
Shares

Dashi
Një ditë e mbushur me ngjarje dhe me evente të ndryshme për ju të dashuruarit. Çdo gjë pozitive do të ndodhe sot, kështu që mos u mërzisni. Beqarët duhet të jenë të përgatitur sepse do pësojnë ndryshime të mëdha pas takimeve emocionuese që do realizojnë. Financat do jenë nën përkujdesjen e yjeve.

Demi
Ankthi dhe stresi sot do të mbizotërojnë ne marrëdhënien tuaj në çift. Bëni mirë të ruani qetësinë pasi gjithçka është kalimtare. Beqarët do tregohen shumë striktë në përzgjedhjen e personave që do preferojnë të takojnë. Financat do vinë duke u ekuilibruar falë menaxhimit tuaj.

Binjakët
Çdo gjë sot do të jetë në ekuilibër si karriera juaj edhe dashuria. Jeni në një mendje me partnerin/en lidhur me një çështje zemre. Beqarët do realizojnë plot takime emocionuese, por nuk do jenë të vendosur për hapa të mëtejshëm. Financat nuk do jenë shumë të mira, kujdes me shpenzimet.

Gaforrja
Ditë e vështire sot dhe nuk do të keni pranë as njeriun tuaj të zemrës. Kjo gjë ju penalizon sepse gjithmonë mendimet e ftohta janë më të saktat. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa sepse mund të lëndojnë veten. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Luani
Sot dita paraqitet shumë e bukur, veçanërisht për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Çdo gjë rreth jush lidhet me kreativitetin dhe sportin. Beqarët duhet të tregohen mjaft të hapur në takime nëse do duan vërtet të ndryshojnë statusin. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Virgjëresha
Tensionet në çift lindin nga mungesa e dialogut. Mundohuni ti kushtoni kohën tuaj partnerit/es për të parë pse keni probleme kohët e fundit. Beqarët këshillohen të presin edhe pak kohë para se të fillojnë një lidhje. Financat paraqiten të mira, madje mund të kryeni edhe shpenzime.

Peshorja
Edhe pse sot do të zgjoheni me shumë pasiguri rreth partnerit/es gjatë ditës do të shikoni se sa shpejt do të qartësohen gjërat. Beqarët do kenë plot takime interesante, nga të cilat mund të nisin vetëm lidhje kalimtare dhe asgjë serioze. Financat mundohuni t’i mbani sa më shumë nën kontroll.

Akrepi
Sot do të merrni lajme të mira nga partneri/ja të cilat do t’ju emocionojnë. Gjithçka lidhet me planet që keni diskutuar për të ardhmen tuaj. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat që do i bëhen për takime, pasi nuk do ndihen gati për lidhje. Financat nuk do jenë të mira, Plutoni do pozicionohet keq te buxheti juaj.

Shigjetari
Sot është një ditë shumë e bukur për ta shijuar me veten dhe partnerin/en. Do kaloni momente vërtet relaksi duke harruar për pak kohë punën. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin duhet të pranojnë ftesat dhe të njihen me persona të rinj. Financat paraqiten të mira.

Bricjapi
Energjia dhe entuziazmi do t’ju shoqërojnë sot gjatë gjithë ditës ju që jeni në një marrëdhënie. Do të përçoni vetëm energji pozitive sot. Beqarët do kenë shumë komplekse dhe nuk do përshtaten dot me asnjë nga personat të cilët do takojnë. Financat nuk do jenë të këqija.

Ujori
Partneri/ja është mësuar me çmenduritë tuaja kështu që sot do të përshtateni. Në punë do të keni shumë intensitet gjatë ditës së sotme. Beqarët do jenë me fat sot dhe do mund të realizojnë takimet që kanë ëndërruar. Financat do jeni të mira, mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim.

Peshqit
Sot janë shumë të paktë personat tek të cilët keni besim dhe që mund t’ju rrëfeheni. Do të keni një bisedë të gjatë edhe me partnerin/en. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri, prandaj më mirë ta kalojnë kohën në shoqëri të miqve. Në panin financiar do jeni me shumë fat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY