Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bushati “i përzgjedhuri” Ramës për të joshur “aleatin”: Meta kandidat i fortë për President!

16/09/2016
Bushati “i përzgjedhuri” Ramës për të joshur “aleatin”: Meta kandidat i fortë për President!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është “i përzgjedhuri” për të joshur aleatin Ilir Meta. Mos marrjet e garancive se në zgjedhjet e vitit 2017, LSI do të jetë në koalicion me PS, Edi Rama i ka dërguar një “ofertë” të re Ilir Metës. Për këtë ka ngarkuar Ditmir Bushatin për “ta promovuar” Ilir Metën si një kandidat të fortë për President.
I ftuar në emisionin “Debati” në TV “Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Bushati e vlerësoi metën edhe si një një nga ministrat e Jashtëm më të mirë që ka pasur Shqipëria. Ai u shpreh se kandidimi i Metës do të varet nga koalicioni dhe votat që janë në Parlament. “A mund të jetë kandidat, natyrisht që është kandidat i fortë për President”, u shpreh Bushati në emision.
Ministri ka mohuar atë që është shkruar në media se gjatë kohës kur ishte në opozitë ka dërguar informacione që e lidhin Ilir Metën me aktivitete të paligjshme në kancelaritë perëndimore.

Pjesë nga intervista


roland qafoku - ditmir bushatiMë vjen mirë që i referoheni zotit Meta. Si janë marrëdhëniet tuaja me të?
Siç kanë qenë gjithmonë që nga koha kur e kam njohur, marrëdhënie korrekte shumë të mira.

Si u përgjigjeni ju zërave që kanë qarkulluar edhe në media që ju si ministër i Jashtëm keni folur keq për kryetarin e Kuvendit përballë diplomatëve të huaj?
Këto nuk janë zëra, por thashetheme, edhe mediat ndahen në media serioze dhe portale, në të cilat gjen turli kombinacionesh, por nuk e merr vesh se kush e shkruan diçka. Ky është një thashethem dashakeq. Por Meta ka eksperiencë të gjatë politike, ka qenë dy herë ministër i Jashtëm, e di shumë mirë se çfarë ndodh, si funksionon shërbimi.

Keni miqësi me zotin Meta?
Patjetër.

A mund të jetë Presidenti i Shqipërisë në vitin 2017?
A mund të jetë kandidat, natyrisht që është kandidat i fortë për President, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në Parlament. Një njeri që ka qenë Kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, kryetar Parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandidat i fortë për President, por mendoj që politika shqiptare nuk është tek emri. Fillimisht duhet të ketë një diskutim se çfarë profili duhet ta kemi Presidentin e Republikës.

Po nëse Presidenti shpall zgjedhjet më përpara?
Besoj se Kushtetuta është e qartë në këtë pikë. I takon këtij Parlamenti të zgjedhë Presidentin e Republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.