Policia e Tiranës ka bërë ët ditur se dje, ka arrestua Euxhen Kapexhiun, 29 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë rreth orës 23:00, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka goditur dy kazanë mbeturinash në anë të rrugës, si pasojë është dëmtuar punonjësi i bashkisë Tiranë që po punonte, E. C., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në SQU, jashtë rrezikut për jetën. Nga kazanët janë dëmtuar mjetet tip “BMW” dhe “Audi”.
Pasi ka bërë goditjen e kazanëve të mbeturinave Euxhen Kapexhiu së bashku me mjetin është larguar nga vendi i ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/