RAMIZ GJINI/ Përqasjen e Taulant Ballës nuk do ta bënte asnjë gangster...

RAMIZ GJINI/ Përqasjen e Taulant Ballës nuk do ta bënte asnjë gangster i lindur kopil…!

110
0
Shares

“Hajde të ulemi me dibranët dhe të bëjmë llogari se kush ka manipuluar më shumë” .
Kjo është një kërkesë e bërë si sfidë në parlamentin shqiptar nga deputeti Taulant Balla.
Vini re çfarë këndvështrimi i jep ky “i zgjedhur” një nga fenomeneve më mizarabël që shkatërron jo vetëm demokracinë, por gjithë shtetin dhe shoqërinë shqiptare: blerjes se votave, këtij krimi makabër, që krijon automatikisht një strukturë antiligjore duke vendosur në krye të kupolës së shtetit dallkaukët, kopukët dhe kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi të vogël.
Pra, nuk shtrohet si çështje gjykimi dhe dënimi i krimit të blerjes së votave nga teë dyja partitë, sepse vota e blerë ka fituar legjitimitet në kënetën tonë, që pluskon gaze toksike. Pra, fajtor është, ai që ka blerë më shume vota! Është njëlloj sikur dy hajdute, të futen bashkë në bankën e shtetit dhe të marrin aty, njëri katër thasë me para, kurse tjetri të marrë vetëm tre. Dhe në këtë vjedhje, fajtor të quhet ai që vodhi më shumë.
Një përqasje mendimi të tillë, nuk do ta bënte as edhe një gangster i lindur kopil, i paregjistruar në gjendjen civile dhe i rritur rrugëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY