Policia më në fund ka filluar fushatën e asgjësimit të bimëve narkotike edhe në Dibër. Fushata përfundoi dhe bashkë me fushatën përfundoi edhe toleromi për këtë zonë.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se gjatë ditës së sotme efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë ushtruar kontroll në zona të pyllëzuara, në vendin e quajtur “Balgja”, njësia Administrative Selishtë, Dibër, ku janë gjetur të kultivuara në parcela të hapura rishtas bimë narkotike.
Nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 4780, bimë të dyshuara narkotike “Cannabis Sattiva”.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, dhe disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/