Saimir Tahiri në shërbim të kartelit të drogës, nxjerr sekretin hetimor, prish...

Saimir Tahiri në shërbim të kartelit të drogës, nxjerr sekretin hetimor, prish hetimin

56
0
Shares

PD ka vijuar sot denoncimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për prishjen e hetimeve dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror.
Sipas deputetit demokrat, ish-ministri i Brendshëm flamur Noka, Saimir Tahiri nxori lajmin mbrëmë se piloti italian i rënë me avion në Ishëm, ka nisur të rrëfejë se kishte ardhur për të transportuar drogë e të tregojë porositësit.
“Partia Demokratike i kërkon prokurorisë ta hetojë me shpejtësi dhe vendosmëri këtë skandal dhe autorin e vërtetë të këtij krimi”, deklaroi midis të tjerave Flamur Noka.

Deklarata e plotë e deputetit të PD-së, Flamur Noka


flamur noka, 16 shtatorSaimir Tahiri u kap mbrëmë në shërbim ndaj kartelit të drogës.
Ai i dërgoi fjalë trafikantëve se italiani ka filluar të flasë, duke i këshilluar ata që të lëvizin, të marrim masa, të largohen, ti shpëtojnë ligjit.
Është pikërisht Saimir Tahiri njeriu që nxori lajmin mbrëmë se piloti italian i rënë me avion në Ishëm, ka nisur të rrëfejë se kishte ardhur për të transportuar drogë e të tregojë porositësit.
Saimir Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor, ka prishur hetimet.
Kjo është jo vetëm një provë e lidhjes së drejtpërdrejtë me bandat e trafikantët, por është po ashtu një vepër e rëndë penale, për të cilën ai duhet të mbajë përgjegjësi.
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë ta hetojë me shpejtësi dhe vendosmëri këtë skandal dhe autorin e vërtetë të këtij krimi.
Krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetojnë lajmin. Krimin e ka kryer  burimi që ka dhënë lajmin. Krimin e ka kryer Saimir Tahiri.
I cili prej tre vitesh ka dalluar me të gjitha mënyrat si shërbëtor besnik i bandave të drogës e i trafikantëve, duke u dhënë edhe makinën private, duke djegur provat në laboratorin e shtetit, e së fundmi duke nxjerrë sekretin hetimor.
Karteli i drogës me Tahirin e me Ramën ndërtuan në mes të Shqipërisë një pistë avionësh, 1.5 kilometra të gjatë, ndërkohë që qytetarët nuk rregullojnë dot çatinë e shpive të tyre sepse nuk i lejon policia.
Karteli i drogës e ka Tahirin edhe zëdhënës, pasi pas denoncimit që unë bëra dje në parlament, ai bashkë me Ramën tentuan ta mohojnë ngjarjen, ta fshehin të vërtetën.
Tahiri me pushtetin e ministrit të brendshëm po tregon se është një rrezik serioz për shtetin ligjor në këtë vend, ai është rrezik serioz për drejtësinë, për luftën ndaj krimit , dhe luftën ndaj drogës.
Ai duhet të merret menjëherë, sot, në ndjekje penale e të japë llogari para ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY